Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni është një ndër banoret e “Big Brother VIP 2”. Së fundmi ajo është pyetur nga Ronaldo Sharka për lidhjen me historinë me Beartin.
Tea është shprehur se ajo histori, e cila ka zgjatur vetëm tre muaj, është mbyllur për të që para dy vitesh.

“Për publikun, për njerëzit që na kanë ndjekur dhe e dinë gjithë historinë, ishte diçka shumë e madhe që bëri shumë zhurmë. Ndërsa për mua është diçka e mbyllur para dy viteve dhe zgjati tre muaj”, ka thënë ajo.