Mikela dhe Erioni u quajtën si çifti i vetëm i vërtet që dolën nga “Përputhen”. Por duket se edhe kjo histori nuk ka zgjatur shumë për dy të rinjtë dhe i kanë dhënë fund. Xhelozia e Mikelës ka shkaktuar probleme për këtë çift, pikërisht kur Erioni ka vendosur të nisë karrierën e tij në muzikë.
Vendim ky që nuk është pritur shumë mirë nga partnerja e tij, çfarë ka sjellë debate të vazhdueshme. Që në puntatën ku ata dolën si çift, djali nga Prizreni i dha sinjalet e para se do t’i hynte muzikës. Pas këngës për Mikelën, ai ka punuar në studio për të tjera produksione, që do t’i lançojë gjatë këtij sezoni. Por duket se fakti që ai do të ishte nëpër clube të ndryshme dhe një karrierë në ngjitje e ka ‘shqetësuar’ Mikelën, që ka tentuar disa herë ta parandalojë këtë hap të ri.
Por duket se Erioni ka qëndruar stoik në vendimin e tij, për të zgjedhur karrierën. Aktualisht ai po xhiron videoklipin e tij të parë, duke shënuar kështu zyrtarisht hyrjen e tij në tregun muzikor. Pas daljes nga emisioni Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se ka një krisje mes tyre.
Dhe kësaj here duket se ish-konkurrentja e “Për’puthen” duket se ka dhënë një lloj konfirmimi për ndarjen nga Erioni, me të cilin doli çifti disa muaj më parë nga programi. Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social “Instagram”, kureshtja e ndjekësve të saj ishte se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan.
“Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”, e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë.
“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë, është një përgjigje”, shkruan ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.
Më tej, në një tjetër postim, krahas një videoje të shkëputur nga një film, Mikela shkruan: “Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”.