Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dytë të “BBV”, Zhaklin Lekatari.

Pritet që në finalen e madhe të shohim martesën e vitit, atë të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Vlen të theksojmë se dyshja brenda shtëpisë nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. A mos vallë është një vendim i nxituar i çiftit martesa? Zhaklin pohon:

“Nuk mendoj që është vetëm tek seksi çështja. Dy njerëz që janë njohur brenda një formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njeri tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësitë e veta, pa lupën e kamerave. Martesa është një pakt, një kontratë dhe është një hap që duhet menduar mirë sepse nis një dimension i ri. E kam parë si përgjegjësi të madhe prandaj dhe nuk jam martuar. Unë nuk futem dot brenda ndjenjave të njerëzve por bazuar në eksperiencën time nuk e shoh të pëlqyeshme që dy njerëz pa u njohur 100% të hedhin nje hap kaq serioz për të ardhmen e tyre. Njëri nga ata jeton aty brenda mikrokozmosit të tij dhe se si do të jetë sjellja e tij, përshtypjet, feedbacku që do marrë jashtë këtë ne do ta shohim. Unë nuk do të doja të martohesha më një njeri që nuk e di se si është jeta jashtë. Luizi nuk e di çfarë përfaqëson jashtë as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja seksuale është pjesë shumë e rëndësishme, nëse e shijon, keni energjinë e njëjtë, për të kuptuar nëse energjia është aty ku duhet të jetë. Më duket e frikshme ky hap i tyre.” – u shpreh Zhaklin Lekatari.