Misteri i zhdukjes së dy miqve në Sarandë, Koçoles dhe Sulovarit edhe pas mbi 40 ditëve vazhdon të mbetet një enigmë për policinë.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka shpërndarë në rrjetin e tij social një reasgim në lidhje me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi.
Eksperti sjellë në vëmendje një metodë interesante e cila mund të shërbejë në zgjidhjen e çështjes. Të përdorësh mjaltin për të zgjidhur një krim!
Mjalti ruan të dhëna të shumta mbi përbërjen e asaj që bletët janë ushqyer. Nëpërmjet tij mund të gjenden madje dhe gjurmë ADN-je, të trupave të dekompozuar, duke qenë se këto gjurmë shpërndahen në rrjetin nëntokësor dhe lulet i kanë në përbërjen e tyre, të cilat pasi “vizitohen” nga bletët, transferohen dhe në mjaltë.
Ervin Karamuço: Kur po i tregoja një homologu të huaj për rastin e zhdukjes dhe dyshimet për groposjen e dy personave në Sarandë, ai më tregoi për një teknikë të re forensike. Ndiqni bletët dhe analizoni mjaltin e tyre në zonat ku dyshohet më shumë. Universiteti George Mason në Virginia u vu në ndihmë të policisë me këtë teknikë dhe zbuloi dy viktima përpara disa kohësh.