Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se SPAK nuk i heton call centerat që kanë mashtruar qytetarët e vendeve europiane përmes skemave të kriptovalutave pasi këta të fundit siç shprehet ai kanë mbrojtje politike nga kryeministri Rama.
“Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Edi Ramës. Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë.
Veprimtari kjo e palejuar në Europë.
Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj.
Kjo grabitje bëhet me bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush. Famëzi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere. Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë”, tha Berisha.