
Një tragjedi është regjistruar në Greqi, në pyllin e Dadias që digjet që prej ditës së djeshme. Mediat vendase bëjnë me dije se kanë gjetur trupat e karbonizuar të 18 emigrantëve.
Zjarri në brendësi të pyllit të Dadias ka rënë që prej mesditën e së hënës dhe forcat zjarrfikëse janë prej më shumë se 24 orë në luftë me flakët.
Dyshohet se emigrantët kshin hyrë ilegalisht në territoret e shtetit grek. Hetimet po vazhdojnë tha përfaqësuesi i Zjarrfikësve, Giannis Artopioros.