Sot opozita zhvillon një protestë kombëtare para kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Mbi 1500 efektivë policie do të jenë në terren.
Në ndihmë të efektivëve të policisë do të vihen edhe efektivë të forcave Speciale RENEA, si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Dyert e Kryeministrisë u fortifikuan një ditë më parë. Shtyllat para Kryeministrisë janë lyer më graso për të shmangur ngjitjen e protestuesve në to.