Janë zbardhur një pjesë nga bisedat e përgjuara të operacionit të ekzekutuar dje “DREAM EARNINGS”  i cili çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal që kishte aktivizuar një skemë mashtrimi financiar përmes call centarave ku klientët bindeshin për të investuar paratë e tyre në kriptovalutë. Tre shqiptarë u vunë në pranga në aksionin e zhvilluar në Shqipëri dhe itali për mashtrimet ndërkohë që shuma e vjedhur kryesisht tek qytetarët italianë është së paku 3 milionë euro.

Në fragmentin e parë, një prej viktimave ankohet se ka hedhur githë paratë që kishte ndërsa mashtruesit e nxisin të paguajë sërish.

Viktima (duke qarë):… Unë kam investuar tashmë 31.000 euro! Nuk më kanë mbetur para! Rrezikova gjithçka që kisha. Po mendoj të bëj vetëvrasje.

Mashtruesi: Duhet të paguani një komision për transfertat bankare prej 4500 €!

Viktima: Por kam paguar tashmë 4 mijë eurot e fundit për tarifat e transferimit!

Mashtruesi: Nuk na intereson nëse janë paratë tuaja të fundit, kjo është një tjetër taksë që duhet të paguani për Bankën e Anglisë. Flasim më vonë.

Në një tjetër bisedë, mashtruesit e nxisin qytetarin të marrë kodin e transfertës bankare dhe tua dorëzojë, por qytetari i dëmtuar u thotë se ishte me COVID i izoluar në shtëpi.

Mashtrimi me call centera nga Tirana në Itali: 3 të arrestuar, 1200 italianë në kurth, dëmi 3 milionë euro
Biseda 2

Mashtruesi: BQE po na kërkon që të jepni kodin e autorizimit të llogarisë tuaj bankare, duhet të na jepni këtë kod përndryshe nuk do t’i ktheni paratë tuaja.

Viktima (në karantinë COVID): Harroje, nuk do t’i kthej kurrë paratë e mia.

Mashtruesi: Ju ende duhet të paguani për punën time. Më paguani një mijë euro. Sikur të më jepnit kodin katërshifror të autorizimit që po na kërkon BQE, do t’ju kreditonin paratë në llogarinë tuaj brenda një ore.

Viktima: Nuk lëviz dot nga shtëpia.

Mashtruesi: Nuk ka nxitim, sepse ka kohë deri në mes të muajit. Shkoni në zyrën postare dhe merrni kodin.

Biseda e radhës, tregon se si mashtruesit u kërkonin qytetarëve të paguanin shuma fillestare si investim me premtimin se paratë e tyre do të shtoheshin. Kur qytetarët nuk merrnin shumën e premtuar dhe i njoftonin të dyshuarit se do të bënin denoncim këta të fundit mbyllnin komunikimin.

Mashtruesi: Paguani tani 5100 euro dhe do të merrni kapitalin prej 51000 euro.

Viktima (e dyshimtë): Më dërgoni një email me të dhënat e kompanisë.

Mashtruesi: Më vonë…. cfarë synimesh keni?

Viktima: Dua të kthehet kapitali i investuar, në të kundërt do të bëj denoncim.

Mashtruesi: Vazhdo dhe bëje….

Viktima: A mund të më dërgoni dokumentacionin e kompanisë?

Mashtruesi (duke ngritur zërin): Duhet të paguani 5100 euro taksa për të marrë një rimbursim prej 51,000.00 euro, e qartë?

Viktima: Më thuaj më mirë…

Mashtruesi e mbyll telefonin

Një tjetër bisedë tregon rastin kur punonjësit e call-centerave të përfshirë në mashtrim I telefononin qytetarët duke u prezantuar si punonjës banke që do tu kalonin shuma të mëdha në llogari.

Mashtruesi: Përshëndetje, unë jam operator i Bankës Qendrore Evropiane, po ju telefonoj për një kapital prej 48 mijë eurosh të bllokuar në emrin tuaj prej muajsh.

Viktima: Kam investuar vetëm 250 euro, ndoshta nuk jam unë e keni gabuar person.

Mashtruesi: Kompania investuese ka vazhduar të investojë paratë e saj dhe për këtë ka një kapital në emër të saj prej 48 mijë eurosh. Do t’ju dërgoj me e-mail dokumentin ligjor të Agjencisë së të Ardhurave. Do t’ju telefonoj përsëri në mbrëmje.