Banorët brenda Big Brother marrin gjithmonë vëmendjen me veprimet e tyre. Ndër më të komentuarit është dhe aktorja Monika Lubonja, e cila ka treguar shpeshherë se është pa komplekse. Duket se aktorja po i shijon pafund ditët e fundit brenda shtëpisë së famshme.

Ajo ka tërhequr vëmendjen me një tjetër veprim teksa po bënte provën e ndarjes së kokrrave të kafesë. Ndërsa po shijonte dhe rrezet e diellit, Monika ka hequr bluzën dhe ka dalë me reçipeta. Pranë saj ishte dhe Beniada dhe Donaldi ndërsa ky i fundit nuk ka kursyer dhe ngacmimet.

Veprimi i saj është komentuar shumë në rrjete sociale. Ndjekësit e kanë parë si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen pasi ndodhet në televotimin për të shkuar në finale.

Monika paguhet 1.5 milion leke në muaj nga tiranasit për të këshilluar Erion Veliajn, por prej 4 muajsh ajo ndodhet në Big Brother duke i shërbyer më së miri kryeqytetasve. /Gazeta Jone