Një grup qytetarësh janë organizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Rabdisht të Dibrës për të shkrirë akullin në rrugë me qëllim kalimin e makinave.

Sicc duket nga videot e publikuara nga JOQ, ardhur edhe në redaksinë tonë nga lexues të faqes, banorët janë organizuar me kova duke shpërndarë kripë në rrugë.

Kjo ndodh ndërkohë që Bashkia Dibër ka bërë vetëm dy muaj më parë një tender me vlerë 44 milion lekë të vjetra, fituar nga kompania Alko Impex e nipit të Sadri Abazit, për të mirëmbajtur rrugën gjatë dimrit.

Mirëmbajta parashikon pikërisht edhe heqjen e dëborës dhe akullit, por duket se shërbimi nuk arrin deri në Rabdisht.

Më poshtë, Gazeta Jonë sjell detajet e tenderit që është shpallur dhe me flamur të kuq nga OpenData Albania.