Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me votat e vetëm socialistëve që janë shumicë një fond prej 600 milionë lekësh (5.6 milionë euro) për të paguar inceneratorin e Tiranës. Çdo vit bashkia paguan gati një miliard lekë për inceneratorin.

Shumicën e fondeve më parë i ka siguruar qeveria dhe pjesën tjetër bashkia. Por këtë vit ministria e Financave nuk e zgjidhi “qesen” dhe kjo bëri që bashkia të ndryshojë buxhetin për të kaluar veç asaj që kishte planifikuar edhe pjesën tjetër. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se shuma do të paguhet pavarësisht akuzave të këshilltarëve të opozitës në mbledhje.

Kam qenë në kontakt jo vetëm me organet e drejtësisë, por edhe menaxhimin shtetëror duhet të paguhet. Ju jeni hipokritë, pasi Kavaja i ka miratuar detyrimet, ndërsa Tiranën doni ta lini pa pastruar.

Në të vetmen bashki të vogël që drejtoni vajtët dhe paguat lekët, 122 milionë në mes të verës. Edhe kur e menaxhon shteti ka kosto. Bashkia e Tiranës është sot më e pastër sesa zhuli që e latë ju” tha Veliaj.

Në fillim të gushtit pas një procesi të gjatë hetimesh Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kompaninë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” që zotëron koncesionin e Tiranës, dhe të gjitha pasuritë e tjera në emër të kompanisë.