40-vjeçari shqiptar Brigen Limka, u vra me armë gjahu nga një 68-vjeçar grek pas një konflikti për një vend parkimit në Pire.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mediat greke lidhur me ngjarjen ku mbeti vitikmë 40-vjeçari shqiptar i cili ishte baba i fëmijëve.

Sipas një videoje që kanë publikuar mediat në vendin fqinj, fjalët e fundit të shqiptarit ishin drejtuar kolegut të këtij të fundit ku dëgjohe të thotë: “Vrapo Kosta!”

Dy goditje për 10 sekonda i kanë marrë jetën në vend 40-vjeçarit dhe pas aktit greku është ngjitur në shtëpi ku policia shkoi dhe e arrestoi.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autori njihej si njeri problematik.