Një shqiptar u ekzekutua tre ditë më parë në Pire të Greqisë nga një i moshuar për shkak të debateve të vazhdueshme për parkimin. Autori është 68-vjeç, i arrestuar.

I moshuari ishte agresiv, sipas banorëve të zonës, madje kishte qenë i dënuar disa vite më parë për fyerje. Tragjedia pllakosi familjen shqiptare.

Briken Limka la tre fëmijë jetimë. Kushërira e parë e viktimës e tronditur u shpreh se fëmijët ende nuk e dinë që babai ndërroi jetë.

“Në momentin që humbi jetën ishte në punë. Mua më mori djali në telefon që më njoftoi. Autori ishte problematik.

Brikeni ishte djalë punëtor. Nuk kishte folur për problemet që mund të kishte pasur.

Fëmijëve nuk u kanë treguar akoma. Janë të vegjël. Babai i Brikenit ka vdekur. Mamaja është në gjendje të vështirë.

Nuk kemi çfarë të themi. Jemi shumë të tronditur” tha Arta Braho për mediat. Shkak i vrasjes u bë një konflikt për parkimin ku punonte 39-vjeçari shqiptar.