Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim rikthimin e lojërave të fatit vetëm online.

Ky vendim dhe miratimi u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër.

Rikthimi i lojërave të fatit do të ndodhë pas 4 vitesh kur u mor vendimi për mbylljen e tyre.

Bastet janë rikthyer një vit pas zhdukjes së Ervis Martinajt, i cili më parë konsiderohej “mbreti i lojërave të fatit”. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por në republika bananesh si e jona, asgjë nuk ndodh rastësisht.