Vip-at kanë tendencën të jenë të rezervuar kur vjen puna tek jeta seksuale, por kjo s’vlen për të famshmit që vendosën ta ruajnë intimitetin për pas martesës.
1. Jessica Simpson
Para se të martohej me Nick Lachey, Jessica Simpson fliste shumë hapur mbi vendimin e saj për të qëndruar e virgjër derisa të martohej. Jessica thoshte shpesh se ishte nervoze rreth kësaj çështjeje, sa herë e diskutonte me Nick, por ai i kishte premtuar se do të bënte durim derisa u kurorëzuan në 2002.
2. Justin dhe Hailey Bieber
Justin sigurisht që ka qenë me vajza të tjera para Hailey-it, por kur u ritakuan dhe lidhën në 2019-ën, ai ishte më shumë se i vendosur për deklaratën e bërë. Do të priste derisa të martoheshin për të fjetur me njëri-tjetrin. Një dëshirë, që Justin do të donte “ta kishte marrë më herët në jetë”.
3. Adriana Lima
Ylli i Victoria-s Secret gjithnjë është shprehur se besimi katolik ka ndikuar tek vendimi për të ruajtur virgjërinë deri në martesë. Lima thoshte hapur se kushdo që do të donte të ishte me të, duhet ta respektonin vendimin e saj dhe ata që nuk kishin durim për të pritur, thjesht s’ishin personi i duhur.
“Seksi është për pas martese. Ata duhet ta respektojnë këtë zgjedhje timen. Nëse s’ka respekt do të thotë që nuk më duan.”- u shpreh Adriana për GQ.
4. Miranda Kerr dhe Evan Spiegel
Kur Miranda nisi të dilte me themeluesin e Snapchat-it, dyshja vendosi të priste deri në martesë për të bërë seks. Ky vendim erdhi si pasojë e traditës festare që Evan ndiqte. Gjatë një interviste modelja e pranoi hapur se nuk kishte asnjë shans të vinte një bebush para martese, pasi nuk do të ishte fizikisht e mundur.
5. Kevin Jonas
Edhe ai vendosi t’i shkojë gjer në fund me fanatizëm traditave të besimit fetar dhe priti derisa u martua me gruan e tij Danielle në 2009 për të fjetur me të.
6. Ciara dhe Russell Wilson
Kur Ciara dhe Russell u lidhën në 2015-ën, e kishin vendosur se do të prisnin deri pas martese për t’u njohur fizikisht me njëri-tjetrin. Këngëtarja tha se ky vendim, shmangia e seksit për një kohë të gjatë i kishte ndihmuar për të ndërtuar baza më të forta në marrëdhënien e tyre, që më pas u përkthye në një jetë të shëndetshme familjare.
7.Mariah Carey dhe Nick Cannon
Asnjëri prej të dyve nuk ishte i virgjër para se të martoheshin, por me njëri-tjetrin vendosën të bënin seks pas martese. Nuk iu desh të prisnin gjatë pasi kishin vetëm 2 muaj që dilnin para se të martoheshin në 2008. Gjithsesi, Mariah thotë se ai vendim bëri gjithçka “më të veçantë”.