Shakira dhe Gerard Pique ishin shembulli perfekt i dashurisë së vërtetë.

Por, edhe përralla e tyre e bukur mbaroi. Lajmi i tradhtisë së futbollistit, bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë. Sot detaje të reja kanë dalë nga lidhja e tyre.

Media “20 minuten” raporton se Shakira, përkundër faktit se është e shkatërruar emocionalisht me atë që ia bëri i dashuri, është e gatshme ta faltë atë dhe ta vazhdojë lidhjen.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që Pique e kishte tradhtuar këngëtaren latine dhe kjo ishte arsyeja pse ajo ka vendosur që edhe këtë radhë “t’i mbylltë sytë”.

Shakira thuhet se është e dashuruar marrëzisht në Piquen dhe se ishte e gatshme të bënte sakrifica. Përfshirë këtu faktin që ata i kanë edhe dy fëmijë, Milan dhe Sasha, kolumbiania e kishte vendosur vendimin e vazhdimit të lidhjes.

Mirëpo nga ana tjetër, Pique e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të shikojë përpara.

 

 

Në jetën e Piques sipas “20 minuten” nuk ka më vend për nënën e dy fëmijëve të tij, e cila po vuan shumë, por që dalëngadalë duhet të pajtohet me realitetin. Kjo histori komplekse nuk mbaron me kaq. Thuhet se futbollisti i Barcelonës është dashuruar në një femër tjetër, me të cilën dëshiron ta vazhdojë lidhjen. Sidoqoftë, për momentin Pique vazhdon të jetojë në apartamentin e tij të beqarit.

Ju kujtojmë që Shakira dhe Gerard Pique dy ditë më parë u shfaqën në një event bashkë, një ditë pasi konfirmuan ndarjen. Ata të dy shoqëruan djalin e tyre Milan në Çeki ku po mbahej turneu i bejsbollit për fëmijë. Dyshja mbërritën me avion privat, por ata u larguan veçmas.

Sipas burimeve Shakira do të kthehej në Spanjë me dy të vegjlit e saj kurse Pique do të udhëtonte me miqtë e tij në Maldive për të shijuar disa ditë larg skandalit mediatik.