E shitën sikur shëron kancerin, si Lengu Vital u bë Caji Vital , skandal me produktin që ndryshoi vetëm emrin : Si po mashtrohen të sëmurët

Nga Redaksia Investigative-Gazeta Jonë

Çajrat çudiberës, për të cilët shitësit thonë se shërojnë gjithçka janë kthyer në një problem të madh në Shqipëri.

Lexo gjithashtu: INVESTIGIMI/ “Kemi ilac për diabetin , tensionin , prostaten …”, Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme

Këto kompani kanë pas vetes buxhete të mëdha marketingu duke pushtuar studiot televizive me reklamat e tyre, ndërkohë që shfrytëzojnë padijen e audiencës si edhe mungesën e kontrollit të autoriteteve.

Po mashtroni njerëzit! Farmacistja e njohur denoncon tipat e dyshimtë pas Caji Vital : Nuk shërohet Hepatiti B me lëngje frutash!

Çajrat, lëngjet dhe barnat gjoja kurative, si po rrezikohet seriozisht shëndeti i qytetarëve nga mashtruesit online

Gazeta Jonë ka denoncuar deri më tani një sërë abuzimesh të tilla, por sëfundmi po përballemi me një situatë të pazakontë edhe nga një tjetër kompani që duket se është shumë e dyshimtë me sjelljen e saj në treg.

Dikur Lengu Vital, tani Caji Vital prezantohet si produkt qe eshte "efikas dhe ne semundjet kancerogjene"
Dikur Lengu Vital, tani Caji Vital prezantohet si produkt qe eshte “efikas dhe ne semundjet kancerogjene”

Bëhet fjalë për Çajin Vital, i cili në fakt është një emër i ndryshuar i Lëngut Vital. Nuk ka ndryshuar asgjë në këtë produkt siç duket edhe nga ajo që prezantohet nëpër studio dhe reklama, përveç emrit.

Po pse e kanë ndryshuar emrin e këtij produkti?

Çfarë fshihet pas këtij ndryshimi dhe pse befas kompania këto muaj ka nisur një fushatë marketingu nëpër media për t’i mbushur mendjen shqiptarëve se ky çaj bën, ndërkohë që më parë premtonin se i njëjti lëng shëronte edhe kancerin!

KUJDES nga “ilaçet” që pretendojnë se trajtojnë sëmundjet e mushkërisë! Çfarë zbulon investigimi i Gazeta Jonë

Ky është një krim që kërkon që institucionet të merren me të.

Nga OBEN te Caji Vital dhe lëngjet e prodhuara bodrumeve, si po mashtrohen qytetarët në hall nga xhambazët që u rrjepin paratë në dëm të shëndetit: Institucionet heshtin

Në investigimin e bërë nga Gazeta Jonë rezultojnë disa fakte të rënda në lidhje e produktin në fjalë.

Përgjatë viteve 2021 deri në nëntor 2022 mjeku stomatolog (!) që marketon këtë produkt ka dalë në emisione shëndeti duke promuar produktin Lëngu Vital si çudibërës në një mori sëmundjesh duke u shprehur edhe se shëron kancerin.

Janar 2023, emri nderrohet nga Lengu Vital ne Caji Vital per te humbur gjurmet?
Janar 2023, emri nderrohet nga Lengu Vital ne Caji Vital per te humbur gjurmet?

Në nëntor të vitit 2022 emisioni “Piranjat” bën një publikim në lidhje me Lëngun Vital duke nxjerrë në pah abuzimet në lidhje em mënyrën se si u shitet shqiptarëve produkti në fjalë.

Gazetarët  shkuan te dyqani në Vorë për të investiguar rastin.

“Ndikon në tkurrjen e masës. Duhet ta bësh tre muaj. Kemi pasur raste qe lëngu ka ndikuar. Shumica janë me raste malinj. Po ka pasur raste që ka zhdukur tumorin, është regjistruar”, tha stomatologu, teksa u pyet nga gazetarja.

Pas kësaj gazetarët denoncuan menjëherë rastin në Autoritetin Kombëtar të Ushqimeve.

AKU konstatoi se mjeku vepronte në shkelje me ligjin, për pasojë iu vendosën masa administrative dhe gjobë.

“Subjekti kishte një lëng të cilin ai e emërtonte Vital, nuk kishte një etiketë të aprovuar nga AKU. U konstatua sasia prej 167 litra. Ai u gjobit, produkti u bllokua. Objekti kishte 233 kg mjaltë pa faturë. Janë marrë masa administrative dhe gjobë”, është shprehur përfaqësuesi i AKU.

Çfarë po ndodh tani?

Fill pas këtij emisioni Gazeta Jonë konstaton se kompania që shet këtë produkt gjoja çudibërës ia ka ndryshuar emrin nga “Lëngu Vital”, i cili u denoncua nga emisioni “Piranjat” duke u delegjitimuar në “Çaji Vital”.

Duket se përmbajtja është e njëjtë, ka ndryshuar vetëm emri nga “Lëngu Vital” dhe “Çaji Vital” për efekte të thjeshta marketingu. Edhe ambalazhimi i produktit është i njëjtë, madje edhe inxhinieri i moshuar që del në ekran është i njëjtë. Njëhërë del si shpikës i formulës së “Lëngut Vital” dhe tani del si shpikës i formulës së “Çajit Vital” (shiko fotot).

Shtator 2022. Nazif Saraci prezantohet ne emisionin “Rudina” ne TV Klan si personi qe ka shpikur formulen e “Lengut Vital”. (Ndiqni EMISIONIN)

Shtator 2022. Nazif Saraci prezantohet ne emisionin "Rudina" ne TV Klan si personi qe ka shpikur formulen e "Lengut Vital".

Gazeta Jonë zbulon se gjatë periudhës nëntor 2022-janar 2023 është ndryshuar edhe emri në faqet e rrjeteve sociale nga “Lëngu Vital” “Çaji Vital” dhe marketingu është bërë pikërisht me këtë emër.

Prill 2021. Nazif Saraci del me stomatologun në emisionin “Ftese ne 5” në Top Channel dhe prezantohet si shpikës i formulës së “Lengut Vital”. (Shiko EMISIONIN)

Gazeta Jonë kontaktoi kompaninë mbi çështjet e dyshimta që lidhen me emrin e saj dhe me ndryshimin e emrit nga Lëngu Vital në Çaji Vital si edhe është regjistruar në institucinet shqiptare.

Në një përgjigje për Redaksinë Investigative të Gazeta Jonë, administratori Hajredin Loka shprehet: Emrin e produktit nga “Lengu Kurativ Vital“  ne “Caj i Perzier Vital“ eshte ndryshuar me rekomandim te AKU Tirane.Te gjitha produktet qe ne kemi jane te miratuara nga autoriteti kombetar i ushqimit Tirane,secili me etiketen e notifikuar nga i njejti institucion.

Kompania pretendon se i kanë bërë edhe analizat e produkteve të tyre të ISUV, megjithatë duhet theksuar se pas verifikimeve Gazeta Jonë konstatoi se analizat e produkteve tregojnë vetëm përmbajtjen e tyre dhe jo efektet në trupin e pacientëve ashtu siç pretendojnë pronarët e kompanisë kur dalin nëpër studio.

Kompania në fjalë nuk ka asnjë certifikatë nga një institucion shqiptar që të vërtetojë për shembull se konsumi i Lëngut Vital apo Cajit Vital si duan ta quajnë tani, ndikon për shembull në “tkurrjen e tumoreve” siç pretendohet në mënyrë abusive.

Deri në marrjen e një certifikate të tillë, jemi në një terren spekulativ deri dhe mashtrues.

Mars 2023, sërish Nazif Saraci dhe stomatologu Halil Hafuzi në emisionin “Diagnoze” ne TV Klan, kësaj radhe duke prezantuar jo më “Lengun Vital”, por ‘Cajin Vital”. (Shiko EMISIONIN)

Pse nuk ndërhyjnë autoritetet?

“Çaji Vital” apo “Lëngu Vital”, si të duan ta quajnë ata që e shesin, nuk është i vetmi rast i dyshimte. Gazeta Jonë ka kontaktuar edhe me kompani të tjera fantazëm që i shesin shqiptarëve “saponin për djathtë” duke abuzuar me shëndetin e tyre dhe duke bërë premtime të frikshme siç janë shërimi i kancerit, i problemeve të mëdha më stomakun apo çdo organ tjetër, mjafton që të zhvasin paratë.

Gazeta Jonë do të vijojë ndjekjen e rastit në fjalë si edhe të rasteve të tjera të ngjashme në ditët në vijim.

Mirëpresim çdo denoncim nga qytetarët në lidhje me rastet kur janë ndjerë të mashtruar me ushqimet, barnat dhe produkte të ngjashme! /Gazeta Jonë

**Artikulli është shkruar në kuadër të angazhimit të Gazeta Jonë për të siguruar një hapësirë për ushqime dhe barna të shëndetshme për qytetarët. Na lexoni për investigime të tjera të ngjashme. 

.

.

Caji Lengu Vital skandal Caji Lengu Vital skandal