Ka përfunduar kërkimi i faljes së Roula Pispirigou në hetuesi për akuzën e vrasjes me dashje ndaj vajzës 9-vjeçare Georgina në Patra të Greqisë. E pandehura ka paraqitur një memorandum falje, ku pretendon se ketamina i është dhënë fëmijës për një gabim mjekësor, gjë që tashmë është mohuar nga Administrata e Spitalit të Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”.
Sipas mediave greke, 33-vjeçarja u pyet rreth përdorimit të ketaminës ndaj vajzës së saj por edhe çfarë ndodhi saktësisht me vdekjen e dy fëmijëve të tjerë të familjes: Malena, e cila u nda nga jeta në vitin 2019 në moshën 3.5 vjeç dhe Iris, e cila ishte vetëm gjashtë muajshe dhe vdiq në vitin 2021.
Nga informacionet paraprake mësohet se falja e saj para hetuesit zgjati pesë orë ku ndër të tjera ka mohuar kategorikisht përfshirjen në vrasjen e vajzës së saj duke hedhur akuzat mbi stafin mjekësor.
33-vjeçarja u paraqit në gjykatë e shoqëruar nga forca të shumta policie ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur dhe lëshuan thirrje të ashpra ndaj saj.