Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka marrë një pyetje gjatë konferencës së sotme në lidhje me jetën e saj personale. Një gazetare e ka pyetur Duan se pasi mori nënshtetësinë shqiptare a do të merrte dhe një partner shqiptar për tu kompletuar. Këtë pyetje Dua e kaloi me të qeshur dhe u shpreh se nuk kishte përgjigje.
Pyetje: Tani që keni marrë pasaportën shqiptare, a do të merrni edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar?
Dua Lipa: Oh motër, nga ja ke nis që tash. Jo jo spo dit. Nuk kam përgjigje.