
Mes gjithë situatës që po kalon Partia Demokratike, deputetja Grida Duma ka gjetur pak kohë për mbështetësi e saj.
Përmes një “Ask me a question” ajo ka shuar kurreshtjen e shumë mbështetësve për tema të ndryshme.
Pyetja që i është bërë më shpesh ka të bëjë me faktin nëse ajo do të kandidojë për kryetare të PD-së.
”A do ta drejtonit PD-në, nëse do t’ju ofrohej si post?”
Në përgjigje Duma shprehet: “Asgjë në jetë nuk të ofrohet”.
Çka do të thotë, me këtë përgjigje, ajo as nuk ka pohuar dhe as mohuar një mundësi për të kandiduar./gazetajone