Fituesi i Big Brother VIP, Ilir Shaqiri, ishte i ftuar në emisionin “A-show” në Top-Channel, ku tregoi shumë gjëra të reja nga jeta personale dhe ajo profesionale.

Ai sqaroi deklaratën që u komentua mjaft shumë ku ironizoi me ish-banorët duke postuar një foto me mbishkrimin “unë kur shikoj intervista hajvanësh.

“Nuk është problemi për kë, sepse e kam patur në përgjithësi. Gjëra tendecioze dhe të pavërteta kam dëgjuar gjithë kohës. Me hajvanlliqe unë nënkuptoj një gamë shumë të gjerë. Kjo fjalë përfshin ato që dëgjova nga disa banorë nëpër intervista duke u shprehur rreth disa gjërash që nuk kanë ndodhur ose ata thjesht i kanë imagjinuar. Siç kanë imagjinuar edhe brenda shtëpisë. Si brenda, si jashtë njeriu është ai që është. Nëse ne përballemi me një publik për 24 orë, në fund do të dalë fytyra jote” tha ai, transmeton lajmi.net.

Balerini ndër të tjerash ka thënë se nuk e sheh veten në politikë dhe se nuk planifikon të bëhet pjesë e saj.

“Unë jam artist. Me politikë nuk kam dëshirë të merrem. Unë thjesht jam për artin dhe për punën. Ndonëse unë mendoj se arti është i lidhur me politikën, si të gjitha fushat e jetës. Ai moment që unë po jetoj është shumë i bukur. Qëllimit tim ia arrita: Të tregoja kush isha.”- deklaroi balerini.