Që pas përfundimit të “Përputhen” publiku nisi të aludonte se ku do ta shohim Bora Zemanin. Pak kohë më parë autorja Olsa Muhameti zbuloi se duke nisur prej korrikut në ekranin e Top Channel do të vijë një tjetër program nën emrin e saj. I quajtur “Kepi i Tundimeve”, ky emision do të sjellë në ekran aventurën e pesë vajzave dhe pesë djemve të cilët duhet të rrinë me rroba banje gjatë gjithë kohës në një vilë të përbashkët.
Por a do të vazhdojë bashkëpunimi mes Borës dhe Oltës edhe në këtë projekt? Duket se jo.
Përmes “ask & question” në Instastory, Olsa ka zbuluar disa detaje të programit. E pyetur se kush do ta moderojë, ajo u shpreh se ky emision nuk do të ketë prezantues.