Një fjali e kreut të Senatit italian, Ignazio La Russa teksa atje ishte e pranishme deputetja Jorida Tabaku është bërë virale në rrjetet sociale. Janë mediat italiane që shkruajnë se La Russa bëri gafë duke e akuzuar edhe për racizëm.

Por çfarë ndodhi?

Pasi në senat mbaroi fjalën e saj kryeministrja Giorgia Meloni, kreu i senatit pyeti vartësit e tij: A është akoma këtu shqiptarja?

Sipas asaj që shkruajnë mediat, të cilat e konsiderojnë këtë një gafë të La Russa-s gjithçka ka ndodhur pasi kreu i Senatit nuk e ka kuptuar që mikrofoni ishte i ndezur.

E pasi ka marrë konfirmimin se Tabaku gjendej në sallë ai është shprehur: Përfitoj të përshëndes të nderuarën Tabaku, kryetaren e Komisionit për Integrimin Europian në parlamentin shqiptar që e shoqëruar nga një delegacion po zhvillon një vizitë.

“Me gjasë kreu i senatit nuk e përdori fjalinë “është akoma shqiptarja” për arsye raciste. Megjithatë është e vërtetë sidoqoftë që kur pyet nëse një parlamentar nga një vend i huaj është i pranishëm në sallë, duke përdorur kombësinë për ta identifikuar dhe jo forma të tjera të respektueshme, ngre pikëpyetjen për gjuhën institucionale. Sidomos nëse këtë e bën kreu i senatit dhe kur në fokus është një vizitë për integrimin europian”, shkruan një tjetër media online./tvklan.al

View this post on Instagram

A post shared by Tv Klan Video (@tvklanvideo)