FOTO/ Këta janë dy zyrtarët Ariel Balani dhe Julian Preni që mbushën xhepat me Euro, SPAK-u ua nxori nga hundët

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zbardhur arsyet e arrestimit të dy inspektorëve të zyrës së Urbanistikës në bashkinë Sarandë. Të arrestuarit janë Ariel Balani dhe Julian Preni.

Balani akuzohet se bëri pazar me dy persona me inicialet S. D. dhe F. D. për t’u nxjerrë leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil ku kishin ndërtuar një objekt. Si fillim mori 6 mijë euro dhe 6 të tjera do i merrte në momentin që do të dilte leja nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ku inspektori u premtoi se do të ndërhynte. Puna s’u krye dhe Balani ktheu 6 mijë Eurot.

FOTO/ Këta janë dy zyrtarët Ariel Balani dhe Julian Preni që mbushën xhepat me Euro, SPAK-u ua nxori nga hundët
FOTO/ Këta janë dy zyrtarët Ariel Balani dhe Julian Preni që mbushën xhepat me Euro, SPAK-u ua nxori nga hundët

Por dy personat, S. D. dhe F. D. kishin pasur probleme edhe në lidhje me një objekt të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit.

Në muajin mars të vitit 2020 Julian Preni me detyrë inspektor i IKMT-së i ka kërkuar shtetasit F. D. shumën monetare 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, por pasi kanë negociuar ai i ka dhënë Prenit shumën prej 3000 Euro dhe nuk i është prishur objekti në vitin 2020 edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT që prej muajit Shtator të vitit 2019.

Nga dokumentacion i administruar nga IKMT rezulton se objekti është prishur vetëm në datën 07.06.2021. Preni e shtyu prishjen me dy vite për tre mijë eurot që mori dhe tani përfundoi në burg. /gazetajone