Aktorja e njohur Arjola Demiri vazhdimisht komentohet për jetën e saj private si dhe për raportet me ish-bashkëshortin e saj.
Së fundmi gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit e saj, aktorja u pyet nëse fëmijet takohen me babain e tyre.
Ndjekësi: A i sheh ish burri fëmijët dhe a ke raporte të mira apo nuk flisni bashkë?
Arjola: Sigurisht që takohen! Fëmijët e mi kanë raporte shumë të mira me prindin bab”, është përgjigjur Arjola dhe ka publikuar bisedën me vajzën në Whatsapp, ku ajo i thotë: “O ma unë edhe Rubini kemi për të shkuar te babi”.