Afrona Dika feston sot ditëlindjen dhe bën 30 vjeç. Për herë të pas pas disa vitesh ajo feston si ‘beqare’ pas ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi.
Në këtë ditë të veçantë ajo ka marrë mjaft urime dhe surpriza nga ndjekësit dhe miqtë e saj në rrjetet sociale.
Gjithashtu duket se nuk ka munguar ‘urimi’ nga ana e Bleros, i cili nuk mori një të tillë nga ana e Afronës kur festoi ditëlindjen. Këngëtari ka publikuar një foto në Instastory krahas së cilës ka vendosur thjesht një trëndafil.
Kujtojmë se edhe Blero festoi rreth 3 javë më parë 44-vjetorin e lindjes. Ndryshe nga Afrona, Blero në mesnatë i bëri një urim vetes së bashku me shoqen e tij. Ai publikoi një foto të Afërdita Dreshajt, shoqen e tij me të cilën vite më parë ka realizuar edhe disa bashkëpunime muzikore, e cila po ashtu feston sot ditëlindjen.
Në urimin e tij Blero shkruan: “Urime na qoftë ditëlindja shoqja ime shumë speciale. Njerëzit e mirë kanë lindur me 19 korrik”. Teksa Afërdita i është përgjigjur: “Urime shoku im edhe ty. E njëjta ditëlindje”.
Dhe pse ende nuk ka një konfirmim nga ana e çiftit, kanë qenë detajet nga më të shumtat të tyre, të cilat tregojnë se ata nuk janë më bashkë.
Së fundmi në një intervistë për T7, këngëtari është ngacmuar në lidhje me këtë çështje, e cila ngjall një kureshtje të madh në publik. Mirëpo as këtë herë nuk morëm një konfirmim apo mohim nga ana e Bleros. Ai thjesht u shpreh se është diçka personale, duke mos komentuar asgjë.
”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem,”-është shprehur Muharremi.
Kujtojmë që të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe më parë Blero duke u treguar i paqartë në intervistat e tij të fundit. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë. “Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”-tha Blero në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’.