
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.