Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit, mesditën e kësaj të premteje.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Sakaq, drejtuesi i një trajleri ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.