Gjatë mesditës së sotme një aksident ka ndodhur në Pogradec.

Në aksident janë përfshirë 3 mjete, dy mjete në qarkullim dhe një tjetër i parkuar.

Aksidenti u shënua në zonën më të populluar të unazës së Pogradecit.

Mësohet se nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po merret me shkaqet e aksidentit.