Prokuroria e Posaçme ka rikthyer në qeli Pëllumb Arbeshin, njëri prej të akuzuarve që lidhen me inceneratorin e Tiranës.

Apelimi i GJKKO pranoi ankimimin e SPAK që kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest me burg” për Pëllumb Arbeshin.

Ndërkohë është lënë e pandryshuar masa e sigurisë për 7 ish-zyrtarët mes tyre ish-ministrin Lefter Koka.