Aksidentohet sërish autobusi i Nadir Çaushollit në Unazë , për fat Lana nuk ishte aty pranë:
Autobusët e kompanisë Green Line që ka Unazën e Tiranës vijon të rrezikojnë jetën e kryeqytetasve nga dita në ditë.
Një tjetër aksident i këtyrë autobusëve është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, krahas të mëparshmëve.
Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, urbani ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferit Xhajko afër rrugës “5 Maji”, një zonë shumë e populluar gjatë fundjavës.
Bashkia u kujdes të përhapte lajmin se “dyshohet se shoferit i ra të fikët” dhe prandaj ndodhi edhe aksidenti. Por ky është justifikimi për të gjitha aksidentet që kanë shkaktuar autobusët e Nadir Çaushollit.