Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka folur në protestën e grupimit të “Rithemelimit” që po mbahet para Kryeministrisë.

Malkaj u është drejtuar protestuesve duke u thënë se Rama “nuk ikën vetë” por duhet të largohet prej tyre. “T’i fusim një hu, që mos të gjejë më rrugën e kryeministrisë”, tha aktori.

Duke iu referuar marrëveshjes për emigrantët, Malkaj tha se Rama planifikon të miksojë “racën e bardhë dhe të bukur shqiptare”.

“Ky thoshte jam kryeshërbëtori tuaj. Por pasi kaluan ca muaj, ai doli kryepronar. Ka ardhur momenti që ne kryepronarët t’i japim një hu atij që të mos e gjejë më rrugën e kryeministrisë. Jo Rama ik, nuk ikën Rama do e heqim.

Nuk kemi kohë për t’u grindur, na duhet dashuri pa fund, që ta bëjmë këtë që quhet Shqipëri, se ndryshe jemi copë-copë. Rroftë Shqipëria, se po qe ky në pushtet, nuk do të ngelet më asnjë copë Shqipëri. Jemi racë e bukur e bardhë, përse do të na përziejë me ata. Nuk është racizëm”, tha aktori Malkaj në podiumin e protestës.