Të jesh krenare për punën që ke bërë apo bën është padyshim diçka e mirë.
E të njëjtit mendim është edhe Mia Khalifa, dikur aktore pornografike e cila ka thënë së fundmi se është më keq ta shesësh trupin duke u rekrutuar në ushtri sesa në rrjetet erotike me pagesë, siç bën ajo vetë.
29 vjeçarja shokoi me këtë deklaratë në një intervistë së fundmi për “Ziwe”.
“Sinqerisht mendoj se të shësësh trupin, nëse e mbajmë në këtë kuptim në ushtri është me keq se të jesh në OnlyFans. Ti po ia shet trupin qeverisë,”-u shpreh Mia.
Duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit, modelja shtoi se është “shumë më pak destruktive të jesh në rrjete si OnlyFans, sesa t’i shërbesh një qeverie të fiksuar për dominim botëror, që zakonisht është në rolin e agresorit kur është fjalë për luftërat moderne”.
Intervistuesja e saj Fumudoh u kap paksa e papërgatitur dhe tha vetëm “Wow.”
Në intervistë ajo tregoi gjithashtu se fiton gati $10,000 dollarë në ditë nga llogaritë e saj erotike, që sipas saj janë shumë më tepër sesa totali prej $12,000 që fitoi gjatë tre muajve në industrinë pornografike.