Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi eshte lene ne arrest me burg. Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte, ndërsa masa e sigurisë iu dha në gjykatë.

ZHVILLIMET

Në ambientet e QSUT-së është paraqitur dhe avokati i zonjës Klosi, Ilirjan Muho si dhe gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes.

Ndërkohë, dje u mor në pyetje dhe pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në banesën e Klosit, ndonëse ajo më vonë pohoi se ish-zyrtarja ia kishte kërkuar që t’i ruante në banesën e saj.

 

Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.