Disa ditë më parë në rrjet qarkulluan disa foto të marra nga bisedat e ish-konkurrentes së PërPuthen Alvisa Qarri.

Ndër të tjera, u vunë re disa foto të Albit, i cili para se të linte përfundimisht programin u deklarua për Alesjan. Kjo e fundit ndërpreu takimet me të dhe pas publikimit të fotove të tij me një vajzë tjetër (nën shoqërinë edhe të Alvisës e Bashkimit), tha se tashmë ishte e qartë pse ajo kishte marrë vendimin të ndalonte njohjen me Albin. Ky i fundit ironizoi konkurrenten duke thënë se nuk mund të hidhte baltë mbi figurën e tij.

Së fundmi i ftuar në emisionin “N’Zoom” ai u shpreh se gjërat nuk janë ashtu siç duket, por nuk dha asnjë deklaratë duke sqaruar se preferon t’ja lërë në dorë kohës, me besimin se ajo do vërtetojë gjithçka.

“Do t’ia lë kohës të flasi edhe për këtë gjë, por shumë herë gjërat nuk janë ashtu siç duken. Kështu që te kjo pjesë jam shumë i qetë me veten time dhe me çdo gjë që ka ndodhur aty brenda”, u shpreh ai.