Gjykata e Apelit të Posacëm ka kërkuar nga SPAK për dosjen 5D të hetojë në drejtim të dyshimeve se zyrtarët e Bashkisë së Tiranës kanë vepruar në formën e bashkëpunimit të thjeshtë apo në formën e bashkëpunimit të posaçëm. Për skandalin 5D janë arrestuar tre ish drejtorët Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe. Molla e Qato dyshohen si pronarët de fakto të 5D qe merrte tendera nga Bashkia e Tiranës.
Skandali me dosjen 5D zbuloi se Erion Veliaj ju kishte dhënë drejtorëve të tij, pronarë de fakto të kompanisë edhe leje ndërtimi për 3 pallate. Pas këtij skandali nisi edhe hetimi pasuror per Erjon Veliaj e familjarët e tij.
Vendimi i Apelit të Posacëm është i njëjtë me atë që gjyqtari shpalli për koncesionin e sterilizimit ku orientoi hetimin e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.
Pak ditë ne parë SPAK përgenjeshtroi lajmet e disa portaleve që shkruanin se në Gjykatën e Posaçme kanë mberritur disa fletëthirrje për zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Vonesat në ekzekutimin e tyre janë komentuar nga PD e Sali Berishës si një pakt mes kreut të SPAK dhe Edi Ramës.