Prej ditësh po diskutohet performanca e Ronela Hajatit në Eurovision.

Të ftuar në emisionin Open nga Eni Vasili për të folur rreth “ Shqipërinë në Eurovision” ishte Ardit Çuni, i cili ishte bashkëshoqërues i këngëtares Ronela Hajati, në këtë rrugëtim, njëkohësisht dhe këngëtar.

I ftuar gjithashtu për të folur rreth performancës së Shqipërisë ishte dhe Robert Aliaj në lidhje Skype.

Të dy këto figura u përfshinë në një debat i cili degradoi duke bërë që të revoltoheshin me mendimet e njëri-tjetrit, dhe të kalonin në ofendime.

Menjëherë pas këtij debati në studio këngëtari Ardit Çuni ka reaguar duke postuar në profilin e tij të Instagramit në Instastory ku shprehet i zhgënjyer me emision dhe vetë Eni Vasilin drejtuesen e emisionit “Open”.

Ai i drejtohet moderatores me fjalët që Roberti përdori kunderejt tij duke thënë:

“Eni Vasili të kërkoj ndjesë që u fyeva “trap” gomar, duke blerë shkollen me lek, që jam pa nivel.

Ndjesë shumë se mesa duket në botën tënde falje duhet të kërkojë ai që që ofendohet, jo ai që ofendon, të fala Robertit” ka shkruar ai.
Më pas ka postuar sërish një video të gazetares Eni Vasili duke shkruar se ishte ajo e cila i thurrte lavde Big Brother-it një tjetër temë e cila u përmend së shumti në studio, por pas ndërrimit të ekranit ndryshojnë edhe bindjet ka përfunduar këngëtari duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.