Nëse shumica e të rinjve, pjesën më të madhe të kohës mendojnë për pushimet dhe kohën e lirë, Arilena Ara ka treguar se nuk është aspak e tillë. Ajo ka rrëfyer në “A Live Night” se nuk ka kohë për pushim dhe duhet shumë punë që pushimet të meritohen. Këngëtarja tregoi se edhe në rastet kur i dashuri i saj i kërkonte te vizitonin një vend të bukur, ajo refuzonte me argumentin se nuk janë lodhur mjaftueshëm që ti meritojnë ato pushime.
‘ Mund t’ju duket e çuditshme por nuk kam bërë kurrë pushime në jetën time. Thoja me vete sa qef është të ikësh me pushime, nuk kam patur kohë në të gjitha llojet e dimensioneve, skam patur dëshirë për të patur kohë. Kanë qenë vitet e mia të arta për të punuar që kur të kem një moshë ti meritoj ato pushime, të kem një arsye për çfarë të pushoj, se një fëmijë ‘skishte për çfarë të pushonte. Popi më thoshte të ikim dhe unë ia ktheja mbrapsht, i thoja duhet ti meritojmë ato pushime, sjemi lodhur mjaftueshëm. Në moshën 18 pata fatin të shëtisja në Europë në koncerte dhe kam vizituar vende të jashtëzakonshme, por kurrë nuk e kam marrë valixhen që të nisem për pushime. Edhe sot e kësaj dite nuk bëj.‘- tha ajo.