Gazeta Jonë zbulon se Armando Subashi bën tender ë korruptivë në Fier . Si i mori kompania AGA-1 dy tender me vlera të frikshme pa garë me firmën e Subashit.
Pasi shpëtoi prangave (për momentin) nga skandali më i madh në Shqipëri, siç është ai i inceneratorëve, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi është zhytur pa frena fare në një aferë tjetër të madhe.
Gazeta Jonë mëson se bëhet fjalë për tenderin “Blerje Karburanti (Gazoil deri në 10 ppm dhe Benzinë pa plumb)” me Nr.Reference REF-54996-12-23-2022 , i cili ka një vlerë 870 milionë lekë të vjetra ose rreth 1 miliard lekë me TVSH.
Shifra është e frikshme edhe për buxhetin e shtetit, imagjinoni për një bashki, sado e madhe të jetë ajo.
Në kushte të tilla duhet bërë një vlerësim paraprak nëse vërtetë duhet kaq shumë karburant për një bashki gjatë një viti. Nëse po, atëherë kushti tjetër është që të paktën për të tenderuar një shumë kaq të madhe të ketë garë.
Mirëpo, Armando Subashi nuk e ka vrarë fare mendjen në këtë drejtim. Ai i ka dhëmë me një të rënë të lapsit më shumë se 1 miliard lekë kompanisë AGA-1.
Tenderi është cilësuar si problematik nga Open Procurement Albania pasi nuk ka patur asnjë ofertues tjetër përbeç kompanisë AGA-1.
Kjo kompani është e preferuara e Subashit për tenderët në Bashkinë e Fierit duke marrë shpesh thasë me para me bekimin e kryetarit pa asnjë garë.
Tenderi për benzinë
Për të vërtetuar dyshimet për aferat ka zbuluar dhe një tjetër tender mes Subashit dhe kësaj kompanie. I cili është firmosur po në të njëtin ditë me prokurimin e parë. Por, herë Subashi do të shpenzojë 32 milionë lekë për blerje benzine. Ndërkaq edhe ky tender ka qenë i paracaktuar për t’iu dhënë kësaj kompanie. Sepse firma “A G A -1 SHPK” ka qenë sërish e vetmja ofertuese dhe ka marrë kontratën pa garë fare.
LEXO GJITHASHTU
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para
/Gazeta Jonë
Armando Subashi tender Fier