Moderatorja Armina Mevlani mungoi në puntatën e fundit në emisionin “Goca dhe Gra”. Gjatë emisionit, Armina u paraqit virtualisht dhe tregoi se po kalon kohë me bashkëshortin e saj Shkëlzen Berisha dhe fëmijët e tij, me të cilët ka festuar Krishtlindjet.

“Më ka marrë malli. Ndihem keq që nuk jam fizikisht, ashtu siç duhej aty. Do të doja të isha me ju për Krishtlindje, po detyrime e angazhime familjare, se fëmijët e Shkëlzenit i kemi larg, kështu që festuam Krishtlindjet me ata. Do më marrë shumë malli”, u shpreh Armina.

Gjatë një tjetër puntate të “Goca dhe Gra”, ku Armina është bashkëprezantuese, u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.

Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”– u shpreh Armina.