Dy prej katër të dyshuarve që kryen sulmin në Moskë janë arrestuar nga autoritetet ruse. Ka qenë deputeti Alexander Khinshtein që e ka konfirmuar një lajm të tillë.

Ata po udhëtonin me një automjet tip Renault teksa ishin në arrati pas sulmit me armë ku mbetën 80 të vrarë dhe qindra të plagosur në një sallë koncertesh në periferi të Moskës mbrëmjen e shkuar.

Ata u gjetën në disktriktin Karaçi në rajonin Bryansk. Gjatë ndjekjes janë qëlluar me armë zjarri dhe makinë është përmbysur.

Një terrorist i dyshuar u arrestua në vend, ndërsa të tjerët u larguan në drejtim të pyjeve përreth. Një i dyshuar tjetër u gjet pothuajse menjëherë.

Në makinën e tyre u gjetën një pisitoletë PM, një karikator pushke AKM dhe pasaporta Taxhikistani.