Gazetari Artan Hoxha ka folur për Dritan Rexhepin, narkotrafikantin shqiptar të arrestuar në Turqi.
“Ai kishte kontakte të forta, është vendosur në Turqi sepse gjatë dy viteve të fundit po kthehet në bazën kryesore nga ku furnizohet Evropa, dhe ata e kanë zhvendosur në Turqi sepse Turqia është vend strategjik, ka afër Dubain, BE, dhe afër kontinenti aziatik dhe një pesë e mirë sot e bosëve është e vendosur në Turqi. Plus një pjesë e mirë e grupeve vendase kanë marrë përsipër të kryejnë operacione që më herët i bënte mafia italiane. Rexhepi ka ardhura në turqit për të qenë më afër tregut që e furnizonte”.
Më tej Hoxha u ndal gjithashtu edhe te shqiptarë të tjerë, që veprojnë në Ekuador dhe nuk janë të njohur mediatikisht, por kanë ndikim dhe fuqi të madhe në nivele të larta.
U vranë gjashtë biznesmenë me lidhje shumë të forta politike. U gjetën në një plazh dhe u akuzua një organizatë shqiptare, që drejtohej nga një person me emrin Dritan Gjika. Dritan Gjika është biznesmen që ka shkuar atje për transportin e frutave ekzotike. Sot dyshohet të jetë në Dubai dhe është në kërkim. Në Ekuador ka dy lloje shqiptarësh, ata që merren me nivelin e lartë, ka edhe që shkojnë për ndonjë punë. Isha në Ekuador. Këta shqiptarët që takova atje ishin me pasaporta italiane dhe vende të tjera, jo pasaporta shqiptare”, tha Hoxha