![](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/03/5D9F0158-020F-4183-BA58-2E04A6FBB806.png)
Donald Veshaj është një nga banorët më të dashur të BBV.
Gjatë qëndrimit të tij për 136 ditë në Big Brother Vip ai ka treguar edhe talentin e tij si piktor.
Me rastin e festës së 28 nëntorit Donaldi kishte pikturuar portretin e Ismail Qemailit, i cili u shit në ankand dhe të gjitha lekët shkuan për bamirësi .
Kurse më 17 shkurt, kur Kosova festoi 14 vjetorin e Pavarësisë, Donaldi realizoi portretin e Adem Jasharit.
Ndërkohë sot ai bashkë me vëllain e tij Romeon dhe mikun e tij nga Kosova Arbër Zekën kanë shkuar tek familja Jashari për ta dërguar portretin e heroit Adem Jashari aty ku e ka vendin siç tha edhe Donaldi.
Ata po ashtu realizuan edhe një foto së bashku me Bekim Jasharin, i biri i heroit Hamzë Jashari.