Banori i “Big Brother VIP” ka punuar portretin e simbolit të pavarësisë së shtetit.

Në nderim të shënimit të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Donald Veshaj ka punuar portretin e Adem Jasharit.

Para pak minutash, ai shpalosi komplet figurën e heroit kombëtar të punuar me duart e tij të cilën e ka nisur sot në orët e para të mëngjesit. Kujtojmë se, Donaldi është finalisti i tretë i “Big Brother VIP Albania”, i cili arriti në finale bashkë me Ilirin, Beniadën dhe Einxhel.

Kujtojmë se, nesër me fillim nga ora 21:00 është finalja, ku do të zbulohet edhe fituesi i çmimit të madh./g.j