Një fabrikë e përpunimit të peshkut është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, duke shkaktuar frikë dhe panik te punëtorët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.

Nuk ka dëme në njerëz,  vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.

Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.