Autori i dyshuar i vrasjes së ndërtuesit ditën e sotme në Vlorë, është Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Meta.

33-vjeçari Rei Meta qëlloi me grushte ndërtuesin Armando Meshau, i cili ra në tokë dhe humbi jetën. Sherri mes tyre nisi për shitjen e një apartamenti. Sipas dëshmitarëve, dyshohet se 51-vjeçari Meshau i tha Metës se “nuk ke për ta marrë apartamentin”, përpara se ky i fundit ta qëllonte dy herë me grusht në fytyrë.

Policia e arrestoi Rei Metën disa orë pas ngjarjes së rëndë në “Lungomaren” e Vlorës.

Nurihan (Seiti) Meta është anëtare e Këshillit të Larte t