Kanë dalë pamjet e rënda nga ekzekutimi mafioz që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku u qëllua për vdekje shqiptari Roan Brahimi, armiku i Ervis Martinajt.

Në fotot e publikuara nga mediat greke, 32-vjeçari shqiptar, baba i një fëmije shihet i pajetë brenda makinës së tij Mercedez Benz.

Roan Brahimi u vra në sediljen e shoferit, i zënë në pritë nga autorët, ndërsa një grua që dyshohet se është bashkëshortja e tij, është në gjendje të rëndë psikologjike, teksa mban duart në kokë.

Pjesë e skenës së krimit ka qenë dhe fëmija i Roan Brahimit, i cili ka qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë në momentin e atentatit, ndërsa ka qenë dëshmitar dhe ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë. Disa dëshmitarë, banorë të zonës, kanë treguar momentet e tmerrit, ndërsa autorët dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me motor.

“Vajza ime e vogël po luante me femijen e tij. Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte thjesht një lojë. Vogëlushja qante dhe thoshte “babai im, babi im”, thotë një grua dëshmitare.

‘Babi im’, skena e përgjakshme e vrasjes së Roan Brahimit,

GRUAJA E ROAN BRAHIMIT

“Dëgjuam të shtënat. E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”, përshkruan një dëshmitar okular, duke përmendur se çifti ishte vetëm në makinë.

“Ishin dy të shtëna, si dinamit. E pashë djalin të mbuluar me gjak”, thotë një tjetër dëshmitar okular.

‘Babi im’, skena e përgjakshme e vrasjes së Roan Brahimit,

GRUAJA NE SHOK

Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë duke u zhvilluar, ndërkohë që pista kryesore në të cilën dyshon policia, është se atentati ka ndodhur për shkak të hakmarrjes mes grupeve kriminale. Roan Brahimi ka qenë në kërkim nga policia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale, ndërsa ka pasur dyshime se ai ka qenë i përfshirë dhe në atentatin e përgjakshëm që ndodhi pranë urës së Tapizës, ku u hodh në erë makina ku udhëtonte Brilant Martinaj dhe miq të tij.

‘Babi im’, skena e përgjakshme e vrasjes së Roan Brahimit,

TRUPI I PAJETE NE MAKINE

Por pse viktima konsiderohej rivali i Martinajt?

Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Ai njihej edhe me emrin Sidorel Prendi.

Shkak për atentatin ndaj Ylli Brahimit u bë mosshlyerja e disa borxheve të bixhozit. Gjithçka lindi pasi Ylli e dërgoi Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.

E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalët: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!

Ndaj edhe u hakmorr duke i zënë pritë, por plumbat i morën jetën vetëm Klinsman Preçit, i cili vetëm sa ishte ofruar të shoqëronte në banesë Ylli Brahimin.

Përveç atentatit në Kurbin, Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pozita e tij lidhur me këtë ngjarje nuk u zbardh, ose të paktën deri më tani. Megjithatë duket se e shkuara dhe hakmarrja për borxhet e bixhozit e kanë ndjekur edhe në Greqi, atje ku bashkë me të shoqen po prisnin të merrnin fëmijën nga parku. Gruaja e tij aktualisht ndodhet në spital, ndërsa 2 autorët ende nuk janë identifikuar nga Policia greke.