Kryetari i PD, Lulzim Basha ka treguar gjatë mbledhjes së kolegjit të kryetarëve të degëve të PD se nuk e çon ndërmend dorëheqjen. Mësohet se gjatë diskutimeve, Basha është shprehur se përgjegjësia binte tek të gjithë duke filluar nga ai personalisht.
Ndërsa shtoi se kjo ishte mundësia që të tejkalohej kulti i individit dhe të përgatiteshin për zgjedhjet e ardshme.
Basha: Secili duhet të mbajë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale. Përgjegjësia bie tek të gjithë por fillon me mua. Kemi në dorë mundësinë për të tejkaluar kultin e individit dhe të bëhemi gati për betejën e ardhshme.