Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar pas shumë komentesh mbi dy këngët e saj të fundit të cilat u përfolën që ishin dedikim për aktorin Donald Veshaj. “Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi së fundmi dhe menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre.
Në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku për herë të parë foli në lidhje me këngët e saj. Gjatë sqarimit të saj, u lexuan edhe disa komente nga ndjekësit, të cilëve këngëtarja nuk ngurroi t’iu përgjigjet. Ajo sqaroi se dy këngët e publikuara kanë qenë të shkruara më parë duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.
“Meqë më erdhi rasti, këto dy këngët e fundit që janë publikuar kanë qenë këngë të shkruar më para. Kështu që s’kam pse të jap shpjegime, shpjegimet po i jepni vetë ju. Nëse do të jetë aty që e kam shkruar tekstin unë, atëherë flasim bashkë. Kështu që mjaft folët budallëliqe. Nuk është emri im aty, nuk do të thotë që po ia deikoj dikujt,”-tha ajo.
Fifi gjithashtu konfirmon atë që po thoshte Beatrix, ndërkohë lexoi edhe komentet e ndjekësve ku njëri prej tyre thoshte se ajo po gënjen.
S’kam punë tjetër të gënjej, më kanë mbaruar të gjitha punët,”-tha Beatrix.
Beatrix e ka pranuar më parë se i ka dedikuar një këngë Donaldi, e cila mban titullin “Faj”. Në tekstin e këngës këngëtarja rrëfen paragjykimet që ka marrë. Ajo thekson se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë. Romanca e tyre përfundoi sapo dy të rinjt dolën nga ‘Big Brother VIP’. Donaldi iu rikthye lidhjes së më parshmë me moderatoren Bora Zemani.