
Çifti i “Big Brother VIP”, sonte u takuan për herë të parë që pas daljes nga shtëpia.
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj dhanë emocione publikut me takimin e tyre.
Çifti u takuan pas disa javësh që kur Beatrix u eliminua nga shtëpia. Kujtojmë se, ajo mungoi në darkën me ish-banorët, megjithatë Donaldi i dhuroi puthje dhe përqafime duke lënë anash atë se çka ka ndodhur atë natë.
Beatrix i këndoi edhe një këngë Donaldit në dedikim për dashurinë e tyre.